Me gezimin e kosovareve qe kremtojne njevjetorin e Pavaresise, eshte bashkuar edhe faktori politik ne Maqedoni. Tashme qe ndjehen mes dy shtetesh shqiptare, ata thone se eshte forcuar edhe ndikimi i tyre ne kete vend.

Politikanet nga Shkupi kane uruar qytetaret kosovare per realizimin e endrres se tyre. Zv/kryeministri Abdylaqim Ademi thote se Kosova arriti te ndertoje shtetin e saj dhe te perballet me shume sfida, ndersa per njohjen e shtetit nga Maqedonia ai tha se u mbeshtet vullneti i popullit te Kosoves per pavaresi.

“Duke njohur pavaresine tejkaluam paragjykimet dhe pranuam realitetin e ri ne Ballkan. Kosova tregoi se mund te menaxhoje situatat dhe te ndertoje shtet”, tha ai. Shqiptaret ne Maqedoni kane forcuar poziten e tyre, tani qe rrethohen nga dy shtete shqiptare. Sipas kreut te Demokracise se Re, Imer Selmanit, me perkrahjen nga keto dy shtete shqiptaret ne Maqedoni ndihen me te sigurte dhe shpresojne te jene te barabarte me maqedonasit.

Te dy politikanet pranuan se pika e dobet e qeverise kosovare eshte Mitrovica, por thane se njohja e shtetit nga SHBA dhe shtete te fuqishme evropiane eshte arritje per politikanet e Kosoves.

 

 

Top Channel