Udhetonte me kufome pas furgonit, e ve re pas 35 km

13/02/2009 10:30

Nje skene e denje per nje film horror eshte regjistruar ne Nju Jork.

Nje shofer ka udhetuar per 35 km ne autostraden qe lidh Queensin me Brooklyn, pa e vene re qe me furgonin e tij kishte terhequr edhe nje te ri emigrant nga Ekuadori. Ai ishte aksidentuar per vdekje nga nje tjeter shofer.

Shoferi nuk e kishte kuptuar qe kishte terhequr me vete viktimen, dhe as kishte pare gjakun qe leshonte trupi pas. “Nuk kuptova asgje. Mendova se kisha prekur nje te care ne asfalt”, tha shoferi. Ai tregoi se vetem kur ishte ndalur ne Brooklyn kishte bere zbulimin makaber.  

Top Channel