Takimi i UNMIK, asnje pergjigje nga Kosova e Serbia
09/02/2009 13:30
UNMIK nuk ka marre asnje pergjigje per ftesen e bere Prishtines dhe Beogradit per nje takim per trashegimine kulturore-historike ne Kosove.
Sipas zedhenesit, Rasell Giki, takimi ishte parashikuar per kete jave, por me sa duket asnje nga palet nuk eshte e interesuar. Ideja ishte qe ekspertet te diskutonin se bashku per gjetjen e zgjidhjeve, pasi ne takim do te kishte edhe eksperte te UNESC0-s, te Keshillit te Evropes, si dhe te Zyres se perfaqesuesit nderkombetar ne Kosove Piter Feith, tha zedhenesi.
Nderkohe, persa i perket bisedimeve teknike, Prishtina kembengul se me Beogradin mund te bisedohet vetem si dy shtete te pavarura, ndersa Beogradi thote se mund te bisedoje vetem per statusin e Kosoves.
Top Channel