Pakistan, lirohet “babai” i bombes berthamore

07/02/2009 02:25

Eshte lene i lire Abdul Qadeer Khan, 72 vjecari i cili konsiderohet edhe si “babai” i bombes berthamore pakistaneze.

Khan eshte mbajtur per pese vjet ne arrest shtepie per zhvillim te aktivitetit berthamor.

Ai ishte arrestuar edhe ne 2004-en pasi pranoi se kishte shitur teknologji sekrete berthamore Iranit, Libise dhe Korese se Veriut.

Lirimi i tij dhe heqja e cdo akuze ka shkaktuar reagime te ndryshme ne disa vende te botes midis te cilave edhe India, Franca dhe SHBA-ja.

Per Nju Dehlin ky eshte “nje tjeter shembull i mashtrimit te Pakistanit”.

Top Channel