Ishujt Maldive njohin pavaresine e Kosoves

06/02/2009 16:15

Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli ka bere te ditur sot per mediat kosovare se Ishujt Maldive kane njohur pavaresine dhe sovranitetin e shtetit te ri te Kosoves.

Pacolli ka deklaruar per te perditshmen “Express” se ka marre konfirmim nga ky vend permes nje letre zyrtare qe i eshte derguar nga ministri i Jashtem i Ishujve Maldive, Ahmet Shaheed.

Sipas Pacollit, ne leter thuhet se vendimi per njohjen e pavaresise se Kosoves do te publikohet brenda dites se sotme ne faqen zyrtare te internetit te Ministrise se Jashtme te ishujve.

Ishujt Maldive behen keshtu shteti i 55-te anetar i OKB-se qe njeh pavaresine e Kosoves, nje vit pas shpalljes se saj.

Top Channel