Gjendje alarmi ne Negev, mblidhet keshilli i mbrojtjes

28/01/2009 11:25

Gjendje alarmi ne Negev. Vendimi u mor pas shperthimit te djeshem te nje bombe te vendosur nga militantet palestineze ne kufirin me Rripin e Gazes, qe shkaktoi vdekjen e nje ushtari izraelit.

Paraditen e sotme pritet mbledhja e keshillit te mbrojtjes se qeverise se kryeministrit Olmert. Aviacioni izraelit bombardoi oret e para te mengjesit kufirin mes Rripit te Gazes dhe Egjiptit. Sulmi kishte si synim shkaterrimin e tuneleve qe perdoren si kontrabande nga palestinezet ekstremiste.

Nderkaq, raportohet se i derguari amerikan Mitchell do te takoje sot kryeministrin Olmert dhe presidentin palestinez Abas.

Top Channel