Institucionet e Drejtesise, Qeveria e vendit, pushteti lokal dhe nderrmarjet publike ne Kosove dalin kampione te korrupsionit, sipas raporteve te Agjencise kunder Korrupsionit. (UPDATE)

Raporti 6 mujor i kesaj agjensie thekson se nga 68 informata te korrupsionit te raportuara ne Prokurori vetem per 23 prej tyre kane marre pergjigjje, ndersa per 12 raste ka pasur aktivitete konkrete nga ana e Prokurorise,ku per 4 raste jane ngritur aktakuza. Deri tani asnje rast i vetem i korrupsionit nuk ka perfunduar.

Megjithese Qeveria e vendit kryeson ne mesin e 4 institucioneve me korrupsionin me te larte, ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale, Nenad Rashiq, mohon nje gje te tille.

“Ne te gjitha segmentet e qeverise mbi te gjitha respektohet ligji. Ajo eshte nje gje qe shume lehte mund te vertetohet me punen tone ne te gjitha ministrite. Une besoj qe, kjo praktikohet edhe tek ministrite e tjera.Pasi qe, nga dita e pare motoja e qeverise Thaci ka qene zero tolerance ndaj korrupsionit”, u shpreh Rashiq.

Nderkaq sipas te dhenave te mbledhura nga Institutit Demokratit te Kosoves, nga oraganizata te ndryshme te cilat kane per qellim luften kunder korrupsionit Kosova kryeson per korrupsion.

Top Channel