Toka dhe Aferdita krijuan Marsin dhe Merkurin

21/01/2009 19:20

Planeti Mars dhe Merkur jane ndare pas lindjes se tyre. Kete e thote shkencetari Brad Hansen gjate takimit te zhvilluar ne Kaliforni nga “American Astronomical Society”.

Gjithcka nis nga nje eksperiment qe verteton edhe radhen e vendosjes qe nga Merkuri, Aferdita e duke vazhduar me Token e me pas Marsin. Te gjithe keto planete vertiten rreth unazes se brendshme te yllit tone, Diellit.

“Simulimi i realizuar tregon se dy planetet me te medhenj te nje unaze te materies me te afert jane krijuar ne ekstreme, dmth ne pjesen e brendshme dhe te jashtme. Keta planete jane Aferdita dhe Toka. Ne mes te tyre ndodhej nje tjeter material, nga i cili mori forme Merkuri dhe Marsi, te dy te spostuar ne pjeset ekstreme nga forcat gravidacionale te trupave me te medhenj dhe tani ata jane aty ku ne i shohim”, shpjegon prof.  Hansen.

Sipas tij, karakteristikat e Merkurit dhe Aferdites tregojne gjithashtu se keto dy planete kane qene viktima te perplasjeve te medha. Por nga kjo e keqe ka vuajtur edhe Toka dhe simulimi i Hansen sqaron gjithashtu se per shkak te nje perplasjeje te nje trupi te madh me Token, lindi edhe Hena. Perplasja ka ngritur nje pjese te madhe te materies, e cila me pas ka krijuar satelitin e vetem te planetit tone.

Top Channel