Obama kerkon ndaljen e gjyqeve ne Guantanamo

21/01/2009 08:00

Menjehere pas marrjes se detyres si president i SHBA-se, Barack Obama ka marre vendimin e pare politik te rendesishem.

Ai ka kerkuar pezullimin e perkohshem te proceseve gjyqesore per krime lufte ne Guantanamo. Ai u parashtroi prokuroreve ushtarake kerkesen e ndalimit te gjyqeve, disa ore perpara nisjes se seancave gjyqesore ndaj pese personave te dyshuar si pergjegjes per sulmet e 11 shtatorit 2001, qe rrezikojne denimin me vdekje.

Gjykatesit pritet te shprehen sot ne lidhje me kerkesen. Ne te thuhet se ndalja e gjyqeve eshte ne interest e sdrejtesise.

Obama para marrjes se pushtetit kishte premtuar mbylljen e burgut famekeq te Guantanamos, qe u hap shtate vjet me pare ne bazen detare amerikane ne Kube.

Departamenti amerikan i Drejtesise kerkon te pezulloje gjyqet per 120 dite. Shtyrja e gjyqeve do t’i lejoje presidentit te ri dhe administrates se tij te rishikojne proceset.

 

Top Channel