Pikerisht ne diten e betimit te presidentit te shtetit te tij, William Walker ish-ambasador i OSBE-se ka zgjedhur qe nga shteti i Kosova, t’i uroje presidentit Barak Obama, realizim te premtimeve te tij.

“Sot do te kemi inaugurimin e administrates se re dhe presidentin dhe jam i impresionuar nga posterat qe kam pare. Jam i gezuar  qe ne kete dite jam ne mesin tuaj. Kjo eshte dite e mire te jesh amerikan”, u shpreh Walker.

Ne shenje perkrahjeje te kesaj dite historike per amerikanet, ne Prishtine jane vene postera te shumte ne perkrahje te Obames, i cili pervec qe perkrahet nga klasa politike, ai gezon perkrahjen nga shumica e banoreve te Kosoves.

Gjate oreve te mbremjes ne Prishtine priten organizime te shumta festive, per fillimin e punes se presidentit te 44-ert te SHBA-ve.

Top Channel