Angli, dyqan per njerezit qe divorcohen

18/01/2009 16:05

Divorci eshte i hidhur por ne vecanti anglezet kane mundesi ta kalojne me sa me pak dhimbje.

Qe prej kesaj jave, ne Angli eshte hapur rrjeti i dyqaneve qe miqte dhe familjaret mund ta vizitojne per t’i bere nje dhurate njeriut te tyre, ne menyre qe ai ta kaloje me moral sa me te larte periudhen e ndarjes.

“Debenhams” i sherben me shume pjesetarit te ciftit qe nuk ka perfituar me pak ose asgje nga ndarja e pasurise. Mes artikujve te ndryshem aty mund te gjenden edhe gota, dysheke e peshqire, por nuk mungojne artikujt e shtrenjte si, televizore plazma, kompjutera apo furra me mikrovale. Linja e dyqaneve zgjodhi janarin per te nisur aktivitetin pasi eshte periudha qe regjistron me shume divorce ne Britanine e Madhe.

Drejtuesi i “Debenham”, Peter Moore shprehet se divorci eshte nje eksperience e hidhur per shume njerez, por inisiativa e tij perqendrohet ne anen ekonomike. “Hartimi i listes se divorcit mund t’u jape nje ide miqve dhe fmiljareve per t’i ardhur ne ndihme njeriut te tyre te dashur”, thekson ai.

Top Channel