Berthamoret: Koreja e Veriut: S’heqim dore nga armatimi

17/01/2009 09:20

SHBA dhe Koreja e Veriut kane serish marredhenie te tendosura per shkak te ceshtjes berthamore.

Vendi aziatik ka njoftuar se nuk do te demontoje armet berthamore, nese Uashingtoni nuk heq dore nga kercenimi berthamor kunder Phenianit.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem i Korese se Veriut. “Edhe nese marredheniet diplomatike me SHBA-ne do te normalizohen, situata berthamore nuk do ndryshoje per sa kohe qe kercenimi amerikan do te jete prezent”, ka deklaruar ai.

Top Channel