Zgjedhjet parlamentare nuk do te mbahen ne vitin 2009. Kete lajm e ka bere te ditur Zyra Civile Nderkombetare ne Prishtine dhe Presidenca e Kosoves.

Ne njoftimin e ICO ne Kosove thuhet se, institucionet qendrore te Kosoves do te permbushin mandatin e tyre sipas Kushtetutes se Kosoves, qe do te thote se, zgjedhjet parlamentare do te mbahen ne vitin 2011.

Gjate takimit te presidentit Fatmir Sejdiu me perfaqesuesin special Peter Faith, te mbajtur pa pranine e mediave, njoftohet se Peter Feith eshte pajtuar me vendimin e Sejdiut qe institucionet qendrore te Kosoves te vazhdojne mandatin e plote sipas Nenit 161 te Kushtetutes se Republikes dhe akteve te tjera juridike ne fuqi.

Nderkaq, Faith e ka siguruar presidentin Sejdiu se vendimi i tij eshte ne perputhshmeri te plote me Dokumentin Gjitheperfshires te presidentit Ahtisaari.

Por nga ky vendim nuk ka mbetur i kenaqur kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, i cili ka bere te ditur se do ta padise presidentin Sejdiu ne Gjykaten Kushtetuese.

“Do te inicioj nje padi ndaj zotit Fatmir Sejdiu per shkelje kushtetuese ne Gjykaten Kushtetuese. Ajo duhet ende te krijohet, por ne do ta nisim padine”, ka pohuar Haradinaj.

Top Channel