Gaza, Livni: BE-ja te kontribuoje per armepushimin

16/01/2009 22:45

Ministrja e Jashtme izraelite Tzipi Livni ka ftuar vendet anetare te Bashkimit Evropian te japin kontributin e tyre per arritjen e nje armepushimi ne Gaza.

“Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te drejtojne kete perpjekje nderkombetare per te bllokuar dhunen ne Gaza. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka folur me disa nga koleget e tij ne Evrope, France, Gjermani dhe Britani e Madhe”, eshte shprehur Livni gjate nje konference per shtyp ne Uashington.

“Mendoj se mund te kene nje kontribut edhe anetaret e BE-se”, shtoi ajo.

Top Channel