Autoritetet vendase ato nderkombetare i vleresojne pozitivisht raportet lidhur menaxhimin e situates se sigurise ne Kosove.

Ne nje takim te bordit koordinues per sundimin e ligjit, ku teme qendrore ishte Mitrovica dhe ngjarjet e fundit atje,  zyrtare nga te dyja palet thane se niveli i bashkepunimit ndermjet  institucioneve te Kosoves dhe EULEX ka shenuar nivel te larte dhe efikasitet.

Kjo me se miri  eshte deshmuar ne menaxhimin e situates se krijuar gjate trazireve te fundit ne pjesen veriore te Mitrovices tha zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci.

Ne kuader te bashkepunimit ndermjet Misionit te Eulex-it dhe institucioneve te Kosoves, ekspertet e  misionit te Bashkimit Evropian kane propozuar hartimin e nje strategjie te komunikimit ne fushen e sundimit te ligjit. Kjo strategji sipas shefit te Eulex-it, Iv de Kermabo do te informoje drejte dhe sakte opinionin me veprimtarine e policise, drejtesise dhe doganave. Zoti Kermabo ka perseritur gatishmerine e misionit te EULEX-it per te vazhduar edhe ne kete vit me bashkepunim, ne menyre qe te funksionoje rendi dhe ligji ne gjithe territorin e Kosoves.

Top Channel