Qumeshti me melamine, 296 mije femije te semure ne Kine

12/01/2009 09:55

296 mije femije kineze jane semurur, pasi jane ushqyer me qumesht pluhur me permbajtje melamine. Shifra eshte konfirmuar nga Ministria kineze e Shendetesise dhe eshte me e larte nga ajo e publikuar me pare nga autoritetet kineze.

Drejtuesit e firmes Sanlu, qe kane prodhuar qumeshtin, po gjykohen dhe jane ne pritje te denimit, qe mund te jete edhe me vdekje.

Skandali i qumeshtit me melamine, nje substance toksike qe rrit artificialisht kalorite e qumeshtit, shpertheu ne muajin shtator pas denoncimit te nje firmeje neo-zelandeze, partnere e Sanlu, nje nga prodhuesit me te medhenj te produkteve per te sapolindurit ne Kine.

Si pasoje e ushqyerjes me qumesht me melamine, kane humbur jeten gjashte femije.

Top Channel