Emergjence ne Hungari, mungon gazi

12/01/2009 14:35

Mungesa e gazit po shkakton probleme per Hungarine, qe prej dhjete ditesh nuk eshte furnizuar permes Ukraines. Nga sot vendi ka pezulluar dergesen prej 2,7 milione metra kub e destinuar per Serbine dhe 1,5 milione metra kub per Bosnjen, pasi nga Austria nuk ka arritur me gaz.

Fillimisht ishte thene se furnizimi per Serbine do te vazhdonte per nje jave. Hungaria dhe Gjermania u impenjuan per te ndihmuar vendet ballkanike, qe jane prekur nga mungesa e gazit.

Impiantet ne Hungari jane ne pritje te mberritjes se gazit rus. Kryeministri Putin ka thene se Rusia do te rinise furnizimin per Europen, vetem pasi BE te ratifikoje marreveshjen e re te arritur me Kievin.

“Protokolli i firmosur nga Kievi eshte derguar per t’u firmosur nga Komisioni Europian”, tha ai. Vezhguesit do te mberrijne ne vendet e percaktuara ne dokument dhe kur te jene atje dhe te sigurohemi per monitorimin, Gazprom do te hape rubinetat, ka thene Putin.

Top Channel