Saturni do ju bëjë shumë kërkues gjatë kësaj dite. Bëni kujdes me ato që do kërkoni sepse po e tepruat mund të futeni në probleme. Nëse jeni në një lidhje, gjërat nuk kanë për të ecur shumë mirë. Do grindeni edhe për gjërat më elementare dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Ju beqarët nuk do mundni dot ta bëni për vete personin e ëndrrave dhe do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë mos dilni në përfundime të përshpejtuara. Mirë do jetë t’i mendoni me kujdes gjërat e më pas të thoni fjalën e fundit. Me financat do jeni shumë më të organizuar dhe gjendja ka për të mbetur e jashtëzakonshme. Çdo investim do e bëni të mirëmenduar.