Horoskopi Ditor
28/5/2024

Binjaket

Pritet një ditë shumë e mirë dhe e ngrohtë sot. Dielli dhe Marsi do kujdesen për gjithçka. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë e shkëlqyer. Do dashuroheni me shumë pasion dhe shpesh do ju duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët duhet të jeni të logjikshëm dhe nuk duhet të bëni gjëra për të cilat më vonë të pendohen. Në punë do jeni paksa të hallakatur për shkak të vapës dhe mungesës së shumë kolegëve. Shumica janë me pushime dhe ju mezi do e shtyni. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nëse ju shpenzoni me sy mbyllur e pa menduar për të ardhmen, situata mund të përkeqësohet brenda ditës.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News
DIGITALB DIGITALB - OFERTA