Horoskopi Ditor
24/11/2024

Shigjetari

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të ndodhin disa gjëra ndryshe nga zakonisht që do ju bëjnë të reflektoni gjatë. Mund t'iu kërkoni falje edhe disa të afërmve. Për ju të dashuruarit pritet të ketë ndryshime rrënjësore pozitive në jetën sentimentale kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Besojini me tepër atij që keni në krah që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni beqarë, planetët do kujdesen veçanërisht për jetën tuaj sentimentale. Venusi do krijojë mundësi me shumicë për takime. Në punë do ju rizgjohet shpresa për të arritur shumë më lart. Formimi i fundit që keni marrë do ju ndihmojë tej mase. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha i mirë. Shlyejini borxhet sot sepse nëse i lini për më vonë do iu bjerë të paguani më shumë dhe nuk do mundeni dot.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta