Do jeni mjaft kurajozë dhe nuk do ndaleni për asgjë çast sot. Ritmi do jetë edhe më i përshpejtuar nga më parë. Me Jupiterin në anën tuaj edhe ju do e keni çdo gjë më të lehte dhe më të qartë në planin sentimental. Romantizmi do të rizgjohet dhe do ia kaloni mjaft mirë. Ju beqarët do jeni ata më të favorizuarit. Shfrytëzojini sa te mundni takimet që do bëni sepse mund të ndesheni edhe me personin e duhur. Në punë do jeni mjaft inteligjentë, të kujdesshëm dhe të pamposhtur. Problemi i vogël që ju është shfaqur së fundmi do mund të kalohet. Në planin financiar do merrni iniciativa të mëdha për ta stabilizuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë.