Sot do ju mungojë realizmi dhe kujdesi çka mund të sjellë probleme të vazhdueshme. Mundohuni t'i rivendosni sa më parë këmbët në tokë në mënyrë që të mos vuani. Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Bëni shumë kujdes me gjithçka që do thoni në mënyrë që mos lëndoni dhe mos lëndoheni. Nëse jeni beqarë kujdes mos dashuroheni pas dikujt, i cili nuk bën për ju. Kontrollojini emocionet. Në punë bëni më shumë kujdes nga persona të afërt që me intriga do ju nxjerrin jashtë rrugës së duhur. Në planin financiar nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm, por ju do keni mundësi të ruani ekuilibrin.