Horoskopi Ditor
24/11/2024

Luani

Jo të gjitha dëshirat do ju plotësohen gjatë kësaj dite, por kjo nuk duhet t'iu demoralizojë. Nëse keni një lidhje, duke qenë se ajo nuk ka shkuar ashtu si ju e keni pritur, duhet të tregoheni pak më të hapur ndaj dialogut sot. Sqarojini të gjitha ato që ju kane munduar kaq shumë. Ju beqarët do keni aventura, por që nuk do sjellin atë gëzim që keni pritur. Në punë do keni të bëni me kolegë të pavendosur që do ua bëjnë çdo gjë akoma më të vështirë. Merrni guximin dhe veproni edhe vetë në një moment. Në planin financiar do keni fat, gjithsesi shmangni transaksionet e mëdha derisa gjendja të stabilizohet. Mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta