Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta sot. Ju do jeni edhe më të vetëpërmbajtur dhe nuk do reagoni pa u menduar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më tolerantë dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shumë shpejt do merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do keni vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Në punë duhet të jeni pak më të duruar që të dilni më të fituar. Çdo gjë do varet prej jush. Në planin financiar do dini si t'i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.