Horoskopi Ditor
23/5/2024

Akrepi

Gjatë kësaj dite nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar prej kohësh dhe në disa momente do ndiheni të mërzitur. Për ju që keni një lidhje ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të ftohet goxha. Nuk do jeni të gatshëm për t'ia plotësuar çdo dëshirë atij që keni në krah dhe në shumë momente do e lini vetëm. Ju beqarët do bëni mirë të mos luani shumë me zjarrin sepse do digjeni keq. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina dhe nuk do ketë asgjë për t’u veçuar. Në disa momente do jeni shumë të stresuar për të ardhmen, por nuk do hidhni asnjë hap. Për të përmirësuar buxhetin nuk duhet të fiksoheni tek lojërat e fatit sepse në një moment mund të fitoni dhe në tjetrin do humbni shumë.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News