Mërkuri do iu japë ide të mira gjatë kësaj dite, por do e keni shumë të vështirë ta vini çdo gjë në praktikë sepse do jeni të shpërqendruar. Jeta juaj në çift do jetë goxha e turbullt. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe në çdo moment do doni të dalë e juaja. Ju beqarët do realizoni takimet e ëndërruara prej kohësh dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në punë mundohuni të largoni personat që ju pengojnë të ecni përpara. Vetëm ashtu do ndiheni më të qetë dhe do keni arritje. Financat do jenë të këqija, çka do ju mërzitë tej mase. Paratë duhet t'i menaxhoni gjithë kohës me maturi.