Edhe pse e keni aftësinë për t’u përshtatur gjatë kësaj dite sërish gjërat nuk kanë për t’iu ecur ashtu si i kishit menduar. Hëna do sjellë turbullira. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni tejet të vetmuar. Do qëndroni në heshtje duke pritur që partneri t'i kthejë sytë nga ju në ndonjë moment. Ju beqarët do kaloni momente të këndshme me miqtë tuaj, por duke dalë nëpër lokale apo ambiente të tjerë me ta mund të njiheni edhe me persona të rinj. Në punë nuk do dini të silleni me kolegët dhe ata do ju marrin inat. Duke qenë të stresuar nuk do arrini dot të realizoni as objektivat që i kishit vënë vetes. Buxheti duhet mbajtur më tepër nën kujdes. Shpenzimet e tejskajshme duhen shmangur sa më shumë.