Ditë negative do jetë kjo e sotmja. Keqkuptimet do jenë të shumta në çdo fushë. Nën ndikimin jo shumë të mirë të Plutonit, jeta juaj në çift do hyjë në një periudhe tensioni. Bëni çmos ta rregulloni sa më shpejt situatën duke dialoguar sa më qetë. Mos i lini keqkuptimet t’ua prishin atë që keni ndërtuar deri tani. Ju beqarët do keni një takim mjaft të veçante dhe duhet të përfitoni sa më shumë. Në punë do jeni shumë kureshtarë dhe do provoni edhe fusha të tjera që më parë nuk keni tentuar asnjëherë.