Sot nuk do jeni shumë të sinqertë me ata që ju rrethojnë dhe kjo do ju krijojë probleme të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje dëgjojini me kujdes ato që do ju thotë partneri dhe mos e gënjeni për gjëra të rëndësishme. Mbajini edhe premtimet që keni bërë nëse nuk doni debate. Nëse jeni beqarë falë Venusit do lidhni kontakte të reja dhe dikush do ju pëlqejë jashtëzakonisht. Në punë nuk do ju pëlqejë shumë puna në grup, por ja që vetëm ashtu mund të arrini sa më parë rezultatet e planifikuara. Me shpenzimet do jeni të pamatur dhe gjithë kohës do shpenzoni pa bërë llogari.