Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)