Liqeni i Ohrit, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Zona ka qenë pjesë e UNESCO-s që në vitin 1979, por vetëm zona në territorin e Maqedonisë së Veriut. Tani është shtuar edhe pjesa shqiptare, përfshi Linin, ku janë gjetur mbetjet e një kishe të lashtë të shekullit të gjashtë, si dhe gjurmë të vendbanimeve parahistorike.