3-Ishulli i Sentinelit të Veriut... Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje. Sipas shkencëtarëve, banorët aborigjenë kanë kaluar 60 mijë vjet në izolim nga pjesa tjetër e qytetërimit. Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. P.sh, në 2014 ata qëlluan me shigjta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur; pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.