Larung Gar - Kham - Tibet - Më shumë se një qytet, duket si një qytezë në miniaturë, kjo prej shtëpive të vogla prej druri, aq afër njëra-tjetrës aq sa ngatërrohen mes tyre. Këtu jetojnë murgj dhe murgesha budiste nga qendra lokale për studime fetare. Me mbi 40 mijë banorë, ndoshta është qendra më e madhe e studimeve fetare në botë. Në 2016, qeveria kineze kërcënoi rrënimin e saj, për të zvogëluar numrin e banorëve.