Ata të peshores janë flirtues të paturp dhe as që e kuptojnë se sa manipulues bëhen. Kjo shenjë udhëhiqet nga Afërdita (Venusi), planeti i dashurisë, që do të thotë se janë mendjemëdhenj dhe e humbin fare kur vjen puna te çështjet e zemrës. Ata vuajnë nga iluzioni se jeta mund të jetë gjithnjë e bukur. Nëse të gjithëve u ndodh të dehen nga romanca dhe dashuria, ata të peshores bëhen “tapë” fare. Dhe ngaqë kërkojnë me ngulm pozitivitetin, ndodh që u shmangen bisedave serioze.