Ata të virgjëreshës janë tekanjozë, dhe bezdisen shumë shpejt kur gjërat nuk janë të përsosura. Nëse të tjerët e kanë pranuar faktin që jeta s’është e përkryer, ata të Virgjëreshës mundojnë veten dhe u çajnë kokën njerëzve që kanë rrotull po të mos jenë të përkryer. Ngaqë kapen me detaje të vogla, ndonjëherë u shpëtojnë gjërat e mëdha që kanë përpara syve. I vendosin vetes synime të vështira dhe nuk i zë gjumi natën po të mos i arrijnë.