Ata të shenjës së demit s’e kanë për gjë të ulen ku të duan, të bëjnë si të duan, dhe urrejnë kur u tërheqin vëmendjen. Janë nga shenjat më kokëforta, dhe bëhen të bezdisshëm me këtë tipar. Janë shenjë e Tokës dhe e Venusit, pra, janë të lidhur me kënaqësitë tokësore, ndaj dinë të shijojnë jetën e t’i bëjnë njerëzit të argëtohen, por kur vjen puna për keq bëhen kokëfortë në mënyrë të padurueshme.