5/15
Ksamil: Në fakt në Ksamil ka disa plazhe, pra nuk do jetë një problem për të gjetur një vend të mirë këtu. Megjithatë, Ksamili është vërtetë një parajsë në Europë, për pasojë në korrik dhe gusht është i mbushur plot me njerëz njësoj si destinacionet popullore në rajonin e Mesdheut. Koha më e mirë për të vizituar këtë zonë është në maj ose fillim të qershorit, por mund të shkoni edhe pasi kalon vera në shtator.