Makina e parë me naftë. Mercedes-Benz 260 D është makina e parë me naftë e prodhuar në seri. Me 45 kuaj fuqi, shpejtësi 100 km në orë, konsum 9 litra për 100 kilometra, kjo makinë u paraqit në panairin e Berlinit, në vitin 1936, gjatë Gjermanisë naziste. U prodhuan vetëm 2000 njësi, pasi ishte makinë e shtrenjtë në krahasim me të tjerat.