Luani - “Kurajozët” e Luanit duhet të jenë sa më të ashpër të munden kur vjen fjala te sëmundjet, pasi do të mund të përfitojnë nga ky qëndrim. Mos mendoni se zemra juaj mund të menaxhojë gjithçka. Ju mund të jeni zemërgjerë, por nuk jeni imunë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra është organi më i prekshëm te ju, kështu që sigurohuni të ushqeheni mirë dhe të stërviteni mirë, në mënyrë që ky organ të pompojë gjithnjë e më fuqishëm.