Parimet e tyre morale janë gjithashtu mbresëlënëse. Më 1861, qeveria ruse i kërkoi familjes për një hua dhe u refuzua. Kjo sepse huaja ishte e nevojshme për të shtypur një rebelim në Poloni. Rothsçajlldët do të kishin bërë shumë para, por nuk donin të mbështetnin një qeveri që donte të shtypte lëvizjet e çlirimit kombëtar.
Lufta kundër Napoleonit u fitua me ndihmën e familjes. Rothschildët sponsorizuan ushtrinë angleze dhe ndihmuan në transportimin e metaleve të shtrenjta që përdoreshin për prodhimin e armëve.
Koleksionisti më i madh në familje ishte Ferdinandi dhe të gjithë e dinin këtë. Sipas tij, ai do i dhuronte të gjitha gjërat që kishte mbledhur Muzeut Britanik. Pra, krerët e muzeut e përdornin këtë në favor të tyre: ata në thelb e mashtruan atë në blerjen e të gjitha gjërave që nuk mund t'i përballonin, duke e ditur se një ditë do t'i jepte ato në muze.