2/7
Në shekullin e 19-të, familja kishte kodin e vet të ligjeve që secili anëtar i familjes duhej ta ndiqte. Aty thuhej se një gruaje nuk i lejohej të menaxhonte paratë. Kjo e drejtë i takonte vetëm burrave. Në shumicën e rasteve, anëtarët e familjes duhej të martoheshin me kushërinjtë e tyre për të mirën e pasurisë familjare. Si rezultat, numri i paraardhësve të tyre u zvogëlua. Në fund të shekullit të 19-të, familja kontrollonte pothuajse gjysmën e botës: ata financuan ushtrinë japoneze gjatë Luftës Ruso-Japoneze, investuan në ndërtimin e një hekurudhe në Evropë, financuan ndërtimin e Kanalit të Suezit e kështu me radhë . Kështu, mbiemri Rothschild u bë sinonim i pasurisë. Ka një histori, që tingëllon si një mit, që tregon se sa i fortë ishte ndikimi i familjes. Sipas ditarit të një prej anëtarëve të familjes, Mbretëresha Viktoria e Anglisë shpesh vizitonte Rothsçajlldët. Gjatë një prej këtyre vizitave, baronesha Alice Rothschild papritmas i tha asaj të dilte nga lëndina ku mbretëresha po shkelte dhe Victoria iu bind.