Rafinha, i gjithëpërfshiri - Vuajti shumë në “duelin e sezonit” për Championsin, duke mos gjetur kurrë as topin e as pozicionin e duhur në fushë. Por nëse Interi mbërriti deri në këtë sfidë finale, merita është padyshim edhe e tij. Infiltruesi i kërkuar prej muajsh ishte pikërisht ai, me sasi dhe cilësi, duke lidhur repartet me njëri-tjetrin. Përfshirja e menjëhershme e tij në grup ishte ogur i mirë, ndoshta udhëheqësi i së ardhmes. Ausilio do të duhet të paguajë vërtet shumë për të, por pa asnjë dyshim meriton gjithçka.