Santon, i shumakuzuari - Nëse gjërat nuk do të kishin shkuar ndryshe, me mosarritjen e vendit të katërt në Serie A, vera do të dukej tej mase e gjatë për Santonin, i cili do të kishte marrë një pjesëz të vogël të trashëgimisë së Greskos si simbol i disfatës. Impakti i tij negativ në sfidën me Juventusin, u shtohet edhe performancave të tjera të dobëta si zëvendësues, aspak bindëse. Goli i Vecinos mbrëmjen e së dielës mund të vlejë sa një amnisti për të.