Algoritmat dhe baleti - George, edhe pse i vogël, do t’i duhet të studiojë edhe matematikën, në një klasë speciale të pajisur edhe me 22 kompjutera. Do të përpiqet të mësojë sesi të lëvizë miun (mouse) dhe më pas do të marrë bazat e algoritmave. Por, një dedikim të veçantë do të ketë edhe ndaj baletit. Plot 35 minuta mësim gjatë javës, shoqëruar nga muzika, që do të luhet drejtpërdrejt përmes pianove. Studimet e tij përfshijnë edhe artin, teknologjinë e dizajnit, muzikën dhe dramën.