Bëhemi më të përgjumur/ Mungesa e dritës së diellit ndikon në hormonet tona. Gjëndrat tona pineale i përgjigjen mungesës së rrezeve të diellit duke prodhuar më shumë melatoninë, përgjegjëse për ciklin tonë të gjumit-zgjimit. Pra, ne priremi të ndjehemi më të përgjumur, teksa nivelet më të larta të melatoninës mund të na rrisin oreksin. Kështu, e shohim veten duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur më pak gjatë muajve të ftohtë. Çfarë mund të bëni? Mundohuni të kontrolloni prodhimin tuaj të melatoninës duke ngrënë ushqime që e përmbajnë atë dhe duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Domatet, ullinjtë, drithërat dhe qumështi i papërpunuar kanë sasi të konsiderueshme të melatoninës.