Baza e raketave Hombroich
Nëse arti është në qendër të vizitave të tua, nëse do të dëshironit të shkonit në një ish-bazë ushtarake të NATO-s, mund të zgjidhni “Hombroich”-in pranë Neussit. E ndërtuar në vitin 1967 si pjesë e një rrjeti të ri bazash të mbrojtjes ajrore, ajo u bë funksionale për herë të parë nga forcat amerikane, e më pas nga ato belge, e në vijim nga njësia antiterrorizëm e Policisë Federale gjermane, e cila e përdori për pak kohë për stërvitje pas viteve 1990. Në vitin 1994, një koleksionues arti e bleu bazën, e tashmë është kthyer në padronin e saj. Ai është Heinrich Muller dhe e ktheu atë nga një bazë raketash në një vend kulture. Sallat, hangarët, e madje edhe kulla e vrojtimit u rinovuan me ndihmën e artistëve dhe arkitektëve si Erwin Heerich, Tadao Ando dhe Alvaro Siza. Sot, artistë të arteve vizuale, shkrimtarë dhe kompozitorë nga e gjithë bota “jetojnë” e punojnë në ish-bazën e raketave, e cila është e hapur për publikun, me ekspozita e shfaqje të ndryshme.