Pattonville
Ky është një shembull i asaj sesi janë ricikluar pas Luftës së Ftohtë disa prej vendeve të përdorura dikur nga Forcat Ajrore amerikane, si kazerma. “Pattonville” është një zonë e madhe strehimi e ndërtuar nga ushtria amerikane në veri të Stuttgartit, si pjesë e “Komitetit Ushtarak të Stuttgartit”, dhe është quajtur kështu bazuar mbi emrin e gjeneralit amerikan të Luftës së Dytë Botërore, George S. Patton. Nga viti 1955 deri në 1992, “Pattonville” shërbeu gjithashtu si seli e Shkollës Amerikane të Stuttgartit, ku studionin deri në 1.200 studentë. Dikur e rrethuar nga tela me gjemba dhe pika kontrolli, zona iu rikthye qeverisë gjermane në vitin 1994 dhe u hap si mundësi akomodimi për popullsinë lokale. Rrugët aty kanë marrë emrat e shteteve amerikane, ndërsa pista ajrore pranë saj është kthyer në bazë për helikopterët e ndihmës së shpejtë.