Foto Galeri • Pas propozimit për martesë të Afërdita Dreshaj nga ana e të dashurit të saj, Jakup Kindi, duket se tashmë rradhën e ka vëllai i saj, Arbër Dreshaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Afërdita ka uruar vëllain e saj duke shkruar: “Urime vëllai tim, Arbër Dreshaj, për fejesën e tij me Stefaninë. Jam kaq e lumtuar, Ju dua”. Në dhjetorin e vitit që lamë pas modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, mori propozimin për fejesë nga i dashuri i saj, ylli i hokejt me famë botërore Jakup Kindi.