Përvoja - Trendi i provuar që prej vitit 1998 tregon që fituesi po shpallet gjithnjë skuadra që ka në gjirin e vet lojtarët më me përvojë. Në 1998, Franca kishte një skuadër me një mesatare prej 22.77 ndeshje për lojtarë. Në 2014, Gjermania kishte një mesatare 42.21 ndeshje për lojtarët. Mes Francës dhe Gjermanisë, pati një rritje graduale. Brazili në 2002 kishte një mesatare 28.04, Italia në 2006 32.91 dhe Spanja në 2010, 38.30 ndeshje për lojtarë. Mes tre skuadrave të mbetura, Franca rezulton me mesataren më të ulët për lojtarë.