Sipas mediave të huaja, 46-vjeçarja Sandra Munsamy, u gjet e lidhur me zinxhir dhe besohet në këto kushte ajo ka qëndruar gjatë gjithë periudhës së rrëmbimit. Biznesmenia Munsamy po udhëtonte në Pinetown më 30 maj të vitit 2019, kur ajo u rrëmbye nga një grup burrash të armatosur, ndërsa këta të fundit kërkonin 6 milionë paund për lirimin e saj. Sipas raportimeve, 46-vjeçarja nuk kishte mundësi të largohej veçse të lëvizte nga krevati deri në tualet për shkak se e mbanin lidhur me zinxhir. Në lidhje me rastin autoritetet kanë vendosur në pranga katër presona.
19/08 22:46